Si rrallë herë, Robert Lewandowski nuk e ka nisur këtë sezon siç i ka “hije”, ka shënuar “vetëm” 7 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, një vit më parë në të njëjtën periudhë ishte në kuotën e 13 golave dhe 4 asiste. Sulmuesi i Barcelonës është i vetëdijshëm se nga ai kërkohen të tjera numra:

“Unë e di që ne jemi Barcelona, të gjithë presin nga ne që jo vetëm të fitojmë, por presin dhe shumë gola. Ky fillim sezoni nuk ka qenë i lehtë për ne, jo çdo gjë ka shkuar perfekt, por nëse nuk krijon raste është e vështirë të shënosh.

Lewandowski
Lewandowski

E po mendoj tërheqjen? Unë nuk mendoj kurrë se çfarë kam fituar apo çfarë kam bërë. Kam ende shumë pasion brenda meje. Mendoj se mund të luajë futboll edhe për 3 apo 4 vite të tjera, pasi fizikisht jam shumë mirë.

Lewandowski
Lewandowski

E ardhmja si trajner? Kur mendoj për karrierën time, për trajnerët që kam pasur, mendoj se është diçka e jashtëzakonshme. Nuk e di sa lojtarë mund ta thonë këtë, por kam pasur trajner të mëdhenj. Ndihem me fat që gjatë kësaj rruge kam mësuar kaq shumë. Do të jetë e vështirë të jetoj pa futboll, të mos jem më futbollist, por e di që të jesh trajner është një punë shumë e vështirë”, u shpreh Lewandowski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb