Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb pamje nga brenda seancës në Kuvend, ku opozita bllokon foltoren dhe për pasojë seanca u mbyll pas vetëm 25 minutash.

Në pamje shihet se si deputetët e opozitës dhe në veçanti kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, u drejtohet ambasadorëve në llozhat e Kuvendit: A e shihni ju ambasadorët çfarë po bëjnë këta?

Ndërkohë ndërsa kryhej votimi, Bardhi dhe deputetë të tjerë hodhën në drejtim të Niko Peleshit, Rregulloren e Kuvendit dhe Rendin e ditës.

Seanca u shoqërua me tensione dhe ndonëse ishte planifikuar maratonë, zgjati vetëm 25 minuta. Deputetit të PD, Klevis Balliu iu hoq e drejta e fjalës nga Peleshi pas protestës së tij kundër fjalës së ministres virtuale Diella.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e shkurtër të prezantimit të programit qeverisës u bazua te risia e këtij kabineti, ministrja virtuale “Diella”.

“Diella do të mbështetet nga AI4 (Albania Inovation 4) që do të ketë lirinë te plotë të veprojë me një rol të ri brenda administratës, plotfuqi në veprim, shembje të pengesave burokratike. AI4 do të bashkojë talentet më të mira shqiptare brenda vendit, dukë tërhequr sigurisht edhe ata jashtë vendit.

Do të ndërtojë kompani që do të krijojnë vlerë të konsiderueshme për shtetin si aksioner. I keqardhur për qëndrimin ndaj Diellës”, tha ai.

***

Mes protestave të opozitës e cila solli edhe ndërprerjen e seancës për 5 minuta, mazhoranca me rinisjen e punimeve hodhi në votim programin qeverisës i cili u miratua me 82 vota pro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb