Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë me dije dy kushtet që PD të shkojë në zgjedhje.

Në konferencë për shtyp nga selia blu, ai u shpreh se është e domosdoshme që të jetë një qeveri teknike ajo që organizon zgjedhjet dhe se duhet

“Pa qeveri teknike për të përgatitur zgjedhje, në zgjedhje nuk shkohet. Me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje. Kjo është e faktuar jo vetëm nga ne por edhe nga ndërkombëtarët. Opozita kërkon largimin e Ramës, qeveri teknike që të përgatisë një proces zgjedhor të drejtë. Ne natyrisht në kohën e duhur do të japim mendimet tona për qeverinë teknike dhe përbërjen e saj. Dhe mos bllokimi i drejtësisë. Këto të dyja janë kushtet. Një qeveri që bllokon drejtësinë është për t’u hedhur në Lanë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb