Paulo Dybala është shumë i lumtur te Roma. Partnerja e argjentinasit, Oriana Sabatini në “El nueve argentino” nuk ka hezituar të flasë për jetën futbollistike të “Joya-s”.

“Paulo është shumë i lumtur. Ai tani është në formë shumë të mirë, duke shijuar çdo moment” – tha ajo. Paulo Dybala po luan sezonin e tij të parë në kryeqytet dhe ka patur thashetheme, edhe pse të pakta, për një largim të tij nga Roma në fund të edicionit.

29 vjeçari është aktivizuar në 22 ndeshje të Serie A, ku ka gjetur rrugën e rrjetës 11 herë dhe ka asistuar 6 herë. Dybala ka luajtur më parë për shumë vite me Juventusin, ndërsa fillimet e tij i pati me fanellën e Palermos.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: