IRLANDE – Kamerat e sigurisë kanë kapur pamje të çuditshme, të cilat shumë përdorues në rrjetet sociale i kanë lidhur me fantazmat. Vidoeja është filmuar në një shkollë të ndërtuar në shekullin e 19 në Irlandë shkruan The Sun.
https://www.youtube.com/watch?v=Daff8dE496I
Videoja është regjistruar gjatë orëve të natës brenda ambienteve të shkollës Deerpark në Cork, Irlandë. Në to shihet një derë që hapet dhe mbyllet vet, një sirtar që lëviz në mënyrë të dhunshme, më pas një prej tyre hapet dhe dalin disa letra.
Drejtori i shkollës Kevin Barry tha: “Na lajmëruan për lëvizje të dyshimta në shkollë dhe kur u kthyem për të verifikuar se për çfarë bëhet fjalë u përballëm me këtë situatë”.
(er.cu/BalkanWeb)
