Për disa njerëz divorci shfaqet nga hiçi. Për disa të tjerë, shkaqet e divorcit janë ndërtuar hap pas hapi gjatë një periudhe të gjatë kohe.
Por si të lexosh shenjat e heshtura që po të çojnë drejt një divorci?

Psikologia Dr Melissa Keogh ka shkruar një artikull për ‘Kidspot’ duke nënvizuar 7 shenja që dëshmojnë së marrdhënie jote ndodhet në rrezik dhe mund të çojë drejt një divorci.

Disa tregues janë të qartë, kurse disa të tjerë janë tepër delikatë dhe për ta duhet treguar kujdes i veçantë.

-Nuk bëni seks
-Abuzohesh nga partneri
-Çrregullim personaliteti tek njëri prej partnerëve
-Tradhëti seriale
-Varësi ndaj çështjeve të caktuara
-Ndjenja e përbuzjes
-Nuk je në gjendje të kujtosh momente nga e shkuara lidhur me marrëdhënien në çift

Psikologia duke i marrë një për një shenjat, thotë se mungesa e seksit në çift mund të kthehet në problemin më të madh në lidhjen martesore. Ajo këshillon se çiftet duhet me patjetër të lidhen me terapistë të seksit ose të diskutojnë hapur në çift mbi këtë problem dhe jo ta devijojnë.

Sa i përket abuzimit, kjo nuk është vetëm fizike, por është dhe emocional e verbal deri tek kontrolli i sjelljes së tjetrit. Nëse partneri është i tillë dhe nuk pranon të ndryshojë kurrsesi, atëherë, kjo do të cojë sigurisht drejt fundit të martesës.

Diçka që mund të lidhet me abuzimin, është dhe çrregullimi i personalitetit, tek njëri prej partnerëve. Një çrregullim i tillë është shenja treguese se marrdhënie juaj martesore është ‘toksike’.

Por me plot gojën mund të thuhet se tradhëtia më shumë se njëherë në çift është vrasësi i martesës. Keogh thekson se këshillat e psikologut mund të jenë zgjidhje, por nëse tradhëtitë vijojnë, atëhere divorci është afër.
Mund të jenë të padukshme por sjellje të veçanta si, gënjeshtra, (gënjeshtra se luan kazino, se vjedh apo të tjera vese të këqia), pabesia ndaj tjetrit janë tregues të qartë se mes çiftit nuk ka më besim të ndërsjellë.
Nëse këto sjellje janë duke u përsëritur vazhdimisht, atëhere biem në varësi që presin si me gërshërë një lidhje.

Kurse një vrasës tjetër i martesës është kujtesa. Nëse pas 40 vitesh ti në këtë martesë nuk kujton asnjë moment të lumtur me partnerin, apo partneren, kjo është një dëshmi e qartë se ti je ‘divorcuar’ nga ai edhe pse zyrtarisht me letra nuk e ke bërë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: