Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Ai tha se prej kohësh opozita kërkon interpelancë me të, por ministrja nuk i është përgjigjur kërkesës.

“Edhe unë me ministren e Shëndetësisë, a është mirë ajo? Do pyetur nga shëndeti. Këto interpelancat tona nuk i keni futur në tenxhere për tu zierë, por a e di ajo që është ministre apo jo? Se nuk braktiset Kuvendi kështu. Po qe se nuk e dini ku është, ka emisione televizive, “Njerëz të Humbur”, ta kërkojnë në rrugët e Tiranës. Ilaçet nuk e dinte ajo që janë shtrenjtuar, por çfarë pune bën kjo? Unë nuk doja ta provoja te njerëzit e shtëpisë, por i thoni asaj ministres së Shëndetësisë se çfarë ndodh në spitalet shqiptare. A ka mundësi të rrijë 1 orë e 30 minuta një pacient se nuk ka kardiolog? A e dini që në Lushnje nuk ka pambuk, s’ka as dorashka…Kush mban përgjegjësi këtu? Të zhvendoset spitali dhe nuk del leja e ndërtimit. Përse duhet trajtohen njerëzit si në stallë derrash. Njoftojeni për rrogën të paktën që ka kaluar”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb