Turqia është vendosur në kontakt me zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë në lidhje me rikthimin e tyre në tryezën e negociatave, sipas CNN.

Megjithatë, duke cituar një burim rajonal, CNN shkruan se përhkallëzimi i situatës dhe ecuria e ngadaltë e bisedimeve mund të bëjnë që të jetë “shumë vonë”.

“Aktualisht, po flitet për negociata. Ritmi i bisedimeve është i ngadaltë dhe me këtë shpejtësi mund të jetë tepër vonë”, tha burimi.

Gjatë javëve të fundit Irani është përfshirë nga protesta të dhunshme që kanë rezultuar në qindra viktima dhe mijëra të burgosur nga regjimi, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-të mund të ndërmarrin operacione sulmi ndaj Teheranit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb