Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët, për shpërndarjen e 8 vendeve të sigurta në listat zgjedhore, duke kërkuar nëse aleatët i justifikuan këtë vendim. Berisha tha se zgjedhjet e zhvilluara ishin një farsë elektorale dhe jo një proces i vërtetë zgjedhor.

Ai theksoi se në këtë situatë, çdo veprim ishte i lidhur me atë që ai e cilësoi si një farsë të paralajmëruar, duke e konsideruar të pavlefshme çdo përpjekje për të trajtuar zgjedhjet si të drejta.

“Unë ju kuptoj dhe ju jap të drejtë gjithmonë në këto situata, mund të shtrohen shumë pyetje, por të gjitha këto duhet parë konteksti. Në kontekstin e një farse elektorale, farsa është farsë, nuk është zgjedhje. Një farsë është një farsë, në këtë kuadër, gjithçka u zhvillua në kuadrin e një farse, por kësaj here një farse të paralajmëruar”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb