Një i ri nga Kolonja, Ervis Gremi, mori pjesë në një takim me demokratët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të organizuar nga Ervin Saliajni në Fier.
Gremi u shpreh me emocion për prezencën e tij në sallë, duke e cilësuar një përvojë privilegjuese. Ai falënderoi Saliajnin për frymën dhe mundësinë që po u përcillet pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e përpjekjes për të rikthyer partinë në vendin e saj.
“E kam pritur prej kohësh tu bëj një pyetje gjithë demokratëve ku ndodhen. A ishim ne që donim një frymë të re politike? E pra, ja tek e kemi dhe ja tek jemi. Më shumë dhe më të fortë se kurrë besoj. T’i japim fund kësaj pritje dhe t’i besojmë Ervinit sepse e di që nuk do na zhgënjejë dhe do e çojë partinë aty ku meriton të jetë, fituese dhe vetëm fituese,” tha Gremi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku demokratë dhe të rinj shprehën mbështetjen për frymën e re politike që sipas tyre do të përforcojë pozicionin e PD-së në vend.
