Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe rolin e partive të reja, duke i cilësuar zgjedhjet si një “farsë elektorale” e orkestruar nga regjimi në pushtet.
Sipas Berishës, zgjedhjet nuk ishin të lira dhe demokratike, por të manipuluara përmes mjeteve klienteliste dhe abuzimeve me pushtetin. “Kishte asfaltime, falje gjobash, përdorim të bandave dhe patronazhistëve – pra nuk kishte garë, por farsë”, tha ai, duke theksuar se kjo është dënuar edhe nga forca ndërkombëtare si në Rezolutën e Valencias.
Berisha kritikoi partitë e reja që, sipas tij, refuzuan ofertën për koalicion me opozitën dhe përfunduan duke i marrë opozitës së vërtetë 8 mandate deputetësh. “Përveç Arlind Qorit, të tjerët morën mandate sa Tom Doshi. Në fund, ata i shërbyen regjimit”, deklaroi ai, duke theksuar se “në modelin farsë, fiton gjithmonë diktatura”.
Kreu i PD Sali Berisha: Regjimi ka aplikuar farsën elektorale në vend të zgjedhjeve demokratike. Që është farsë, këtë e kanë dokumentuar parti të mëdha të djathta të botës, ndër më të suksesshmet, dënoi zgjedhjet Rezoluta e Valencias. Kishte asfaltime e zhavorr në fushatë elektorale, kishte falje gjobash përpara zgjedhjeve, bandat e patronazhistët dhe gara mbeti vetëm farsë. Në modelin farsë, fiton gjithmonë diktatura. Ai që mendon se mund të fitojë farsën, ai beson gënjeshtrën e tij. Opozita iu afrua këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, iu ofroi koalicionin dhe ata refuzuan. Përpos Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. Ata i hoqën opozitës 8 deputetë.