Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares u shpreh entuziast pas fitores 0-1 të Shqipërisë ndaj Serbisë.

“Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje.

Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori.

Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?

Jam shumë i lumtur që jam shumë i lumtur që jam kthyer në kombëtare, besoj se është ndjesia më e mirë për të përfaqësuar kombin e vet. Ia dedikoj familjes time, të gjithë atyre që përjetuan edhe periudhën e Europianit. Unë stërvitem dy herë në ditë”-tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb