Ndonëse 20 nëna në Kosovë, të infektuara me COVID-19 kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, këta të fundit fatmirësisht nuk kanë rezultuar pozitiv.

Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, i cili tha se të gjitha foshnjat e lindura janë në gjendje të mirë.

“Të gjitha lindjet që janë kryer në klinikën tonë, kanë rezultuar negative. Janë 20 nëna që kanë lindur, që kanë qenë si raste aktive me koronavirus.”, ka thënë Ismaili.

Vlen të theksohet se në Kosovë ditëve të fundit numri i rasteve të infektuara me koronavirus është rritur dukshëm. Që nga marsi kur u paraqit rasti i parë me koronavirus në vend janë shëruar gjithsej 7343 persona, ndërsa raste aktive janë 3792.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: