Nga 500 mijë që e votuan brenda vendit Aleancën për Shqipërinë Madhështore të PD-së, as 2% e “madhështorëve” nuk erdhën në protestën e 8-të kombëtare të saj.
U thanë ca fjalë para Kryeministrisë, u tentua të shkohej pastaj drejt Ministrisë së Brendshme, por u pengua nga shiu i policisë. Dhe pasi u hodhën ca molotovë, Berisha deklaroi se në protestën tjetër policia dhe qeveria nuk do gjejnë dot vrimë ku të futen.
Një refren që po bëhet më i vjetër se vetë Berisha…
Protesta të tilla mund t’u shkojnë për shtat OJQ-ve radikale ose partive të vogla të ngjashme me to.
Por një parti që arriti të marrë 500 mijë vota për aleancën e udhëhequr prej saj, kur nuk mbledh dot në shesh as 2% të tyre, nuk ka më kuptim ta vazhdojë këtë ritual.
Thjesht u dëshmon votuesve të saj dhe gjithë publikut shqiptar se nuk ka më fuqi tërheqëse elektorale…

