Gazetari Flamur Vezaj në një lidhje live me Log, është shprehur skeptik në lidhje me praninë e kryeministrit Rama në takimin e Arubas, që sipas opozitës ka ndodhur në 2019 dhe bëhet fjalë për takim me koka të trafikut të drogës.

Vezaj tha se në dijeninë e tij, në takim ka qenë një personazh me mbiemrin Rama, nipi i një emri të njohur.

“Nuk besoj që Ramës i duhet të udhëtojë deri në Aruba”, tha Vezaj.

Flamur Vezaj: Unë mendoj ndryshe, mund të ketë ndodhur por nuk jam I parimit që Rama mund të ketë qenë vetë atje, atje mund të ketë qenë një personazh me mbiemrin Rama, nipi i një emri të njohur. Nuk besoj që atij i duhet të udhëtojë deri në Aruba.

Është aluduar për Engjëll Agaçin. Artur Shehu apo të tjerë nuk mendoj se duan të bëjnë një udhëtim deri në Aruba. Ramës nuk i duhet të udhëtojë askund për të takuar atë personazhin e përfshirë në narkotrafik në Belsh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb