Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, se Europa duhet të armatoset dhe të jetë e aftë për të mbrojtur veten.

E pyetur nga një gazetar danez se “A mund të bëjë më shumë BE ndaj Rusisë pa mbështetjen e SHBA?”, Frederisken u përgjigj:

“Sa u përket sanksioneve deri tani SHBA ka qenë shumë e qartë, ajo që i kërkojmë Rusisë është të bëjë atë që po bën Ukraina në tryezë, që të realizojë e gëzojë armëpushim 30 ditor. Kemi parë se SHBA është e gatshme të vendosë më shumë sanksione në tryezë nëse Rusia nuk binte dakord, ashtu sikurse ne dhe deri tani kemi parë se Rusia nuk ka qenë e gatshme. Unë këshilloj t’i hedhim sytë drejt sistemit bankar, energjisë, gazit dhe flotësia”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb