Kreu i PD Sali Berisha në deklaratën e zhvilluar me gazetarët, tha se parlamenti “de facto” është aneksuar nga organizata kriminale e kryeministrit Rama.

Gjithashtu shtoi se nëse PD do shkojë në parlament do të shkojë me qëllimin e vetëm për të demaskuar PS dhe kryeministrin Rama.

“De facto, parlamenti është i aneksuar nga organizata kriminale e Edi Ramës. Parlamenti është totalisht i aneksuar. Se çfarë do bëjmë, do e vendosim, por fakti është ky që them unë. Në qoftë se shkojmë, shkojmë për ta demaskuar. A mund të shkohet kur në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren mbrohet Lubi Balluku? A e kupton ti Osman që të gjithë ata që hyjnë në atë parlament nga partia e krimit, mund të thonë njëzëri se jemi Lubi. Dhe janë shumica e tyre, jo të gjithë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: