Shtimi i masave mbrojtëse ndaj Dumanit dhe hetuesve të tjerë, sipas Shemsi Prençit është bërë për shkak të çështjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Indirekt po, ka ndikuar sepse prapa Ballukut janë oligarkët më të fuqishëm”, u shpreh ai.

Më tej: “Shqipëria ka 35 vite në tranzicion. Pas reformës së re edhe Gjykata Kushtetuese për hir të së vërtetës lë për të dëshiruar. Politika ka çuar edhe Bracen deputet, por ndonjëherë shpërthen ai. Pra dakord edhe e djathta dhe e majta ka zgjedhur, por në momentin që një jurist vë dorën në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë them se gjykatësit sa kohë kanë vendosur dorë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe janë të ndërgjegjshëm që tranzicioni 35-vjecar ia kanë marrë shpirtin këtij populli duhet t’u dhimbset më shumë Kushtetuta”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: