Në emisionin Open në News 24 u diskutua për protestën e mbështetësve të Sali Berishës përpara SPAK. Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi deklaroi se nuk ka ngjashmëri mes protestës së mbështetësve të Berishës dhe të Veliajt.
Ai tha se përpara SPAK, në rastin e Veliajt ishin punonjës të administratës. Bumçi shtoi se demokratët janë njerëz të lirë ka 12 vite dhe “protestat” nuk ngjasojnë.
Aldo Bumçi: Punonjës të administratës që paguhen nga taksat kanë dalë përballë SPAK për të protestuar. Kur iu kërkua policisë mbështetje, sepse pengohej mjeti ku ndodhej Veliaj, efektivët nuk mbështetën. Demokratët kanë 12 vjet që janë njerëz të lirë, ne nuk kemi administratë.
Një protestë e qytetarëve të lirë i lejohet kujtdo. Patronazhistët protestuan dhe regjimi nuk vepron. Kemi të bëjmë me një regjim, që kërcënon dhe nuk mbrojti SPAK-un.
