Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar vendimin dhe dilemat e Kushtetueses për vendimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë intervistës në “Studio24”, gazetarja Lala tha se çështja nuk ka shkuar në “Venecia”. Më tej shtoi se është shumë e rëndësishme që çështja të mos zvarritet pasi Balluku ka mundësinë të intimidojë, vartës dhe ish-vartës.

“Jemi në kushte që vendimi i Gjykatës së Posaçme nuk ka ndjekur një rrugë normale. Interesi i lartë publik, funksioni i Ballukut, fondet që menaxhon, ministria me fondin më të madh. Është në mes një hetim penal dhe bëhet fjalë për miliona euro që është abuzuar. A po i jep mundësin Gjykata Kushtetuese të prishë prova dhe të intimidojë dëshmitarë. Por siç e thashë, zoti Rama ‘kur ndjek lagështirë tek pjesa e vet do përdorë të gjitha armët për të fituar kohë. Dhe një nga opsionet gjatë kësaj kohe prokurorët nuk arrijnë dot të marrin celularin e zonjës Balluku, të kryejnë kontrolle në banesë për shkak të imunitetit. Por pezullimi nga ushtrimi i funksioneve është vlerësuar nga prokurorët si një masë e arsyetueshme, por në momentin që mazhoranca ngriti një barrikadë, në momentin që flasim ka dyshime që ka intimiduar vartës dhe ish-vartës”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: