Teksa shifrat e infektimeve me koronavirus në vendin tonë mbeten të larta, ku herë pas here ka luajtje të numrave, situata në spitale me shtrimet mbetet e qëndrueshme.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj pohoi se ditën e sotme ka pasur vetëm 3 urgjenca në spitalin Infektiv, ndërsa numër të lartë shtrimesh ka pasur e enjtja dhe e premtja.

Sipas gazetarit, mes të shtruarve në spitale, sipas burimeve spitalore, nuk ka asnjë person të riinfektuar me COVID-19. Po ashtu ai bën me dije se rreth 20 pacientë janë të shtruar që kanë kryer dhe dozat e vaksinave anti-covid, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë e pavaksinuar.

Skëndaj tha se mes të shtruarve janë dhe dy të rinj, një 17-vjeccar dhe një 27 vjeçar, ky i fundit me dy doza pfizer.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: