Shefi i Grupit Wagner duket se po pretendon për të sfiduar presidenti rus, Vladimir Putin për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.

Në një intervistë të fundit për mediat ruse, analistët besojnë se Prigozhin ka lënë të kuptohet për ambiciet për të sfiduar Putinin për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Institutit për studimin e Luftës ‘ intervista ishte e rëndësishme për formatin e saj unik’ dhe se ‘Prigozhin dukej se imitonte mënyrën se si Vladimir Putin filmon takimet e tij publike, ose për të tallur Putinin në heshtje ose për të sugjeruar në mënyrë delikate se Prigozhin mund të bëhej president si Putin”.

“Koreografia dhe vënia në skenë e intervistës së Prigozhin e vendos atë përballë audiencës së tij në të njëjtën mënyrë siç bëjnë zakonisht takimet e filmuara dhe fotot e Putinit. Ky stil filmimi është i pazakontë për Prigozhin, pasi deklaratat publike të videove të tij zakonisht nuk përdorin një format tjetër. Shefi i Wagner Group “mund të kërkojë të parodizojë stilin kinematografik të Putinit si pjesë e një fushate më të madhe trolling për të sulmuar Kremlinin ose për të tërhequr paralele të heshtura midis Prigozhin dhe zyrës së presidencës ruse”, thonë analistët.

“Sjellja e fundit e Prigozhin, tregon se ka aspirata më të mëdha politike”, përfundon analiza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb