Deputeti demokrat Edi Paloka pranon se brenda PD, me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka një zbutje të gjuhës së liderit të PD Sali Berisha.

Paloka shkoi më tej, duke u shprehur se nëse SPAK do të arrestojë dhe kryeministrin Rama, ai është gati të kërkojë falje për gjithçka është shprehur ndaj këtij institucioni.

Edi Paloka: Berisha e tha, brenda SPAK mund të ketë dhe individë me integritet. Unë nuk kam ndërruar mendim, SPAK është përdorur kundër opozitës dhe po e shohim. E pranoj, Berisha dha mendimin e tij dhe është njëlloj zbutje e qëndrimit të mëparshëm, por jo ndryshim i mendimit të asaj që ka ndodhur deri tani.

Mund të jetë ndryshimi i qëndrimit të SPAK, arsyeja e shfazimit të Ramës.

E kam thënë dikur, nuk e di a e kam thënë dhe këtu në studio, unë do i kërkoj falje SPAK nëse një ditë do të arrestojë Veliaj dhe Edi Ramën.

Do ta ul dinjitetin, jam gati ta ul veten dhe t’i kërkoj falje nëse do e cojë kryehajdutin në burg. Kam thënë që këto janë shoë, arrestime me regji që bëhen për interesa të Ramës, por nëse arrestohet ai, do kërkoj falje e paskam patur unë gabim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb