Psikologia Valentina Telhaj u shpreh në emisionin News24 Fundjava se shumë nga problemet që hasin prindërit pasqyrohen te fëmijët. “Një studim ka treguar se kur një nënë ndodhet në depresion, kjo reflektohet edhe në zhvillimin e trurit të fëmijës. Predispozita për të kaluar problemet nga prindërit te fëmijët është e lartë, rreth 30-40%,” tha ajo.

Telhaj nënvizoi rëndësinë e ndryshimit të modeleve prindërore. “Një nga modelet më të dëmshme është: ‘ulo, mëso, mos bëj këtë, mos bëj atë’. Është më mirë të ftojmë fëmijët të flasin dhe të pyesim: ‘Cilat janë prioritetet e tua? Çfarë mendon se do të ndodhë nesër në shkollë nëse nuk përfundon detyrat?'”

Ajo shtoi se çdo fëmijë ka tendenca dhe modele të ndryshme të të mësuarit, dhe mbështetja e vazhdueshme është një nga mënyrat më efektive për të ndihmuar fëmijët të zhvillohen. “Prindërit nuk duhet t’i krahasojnë fëmijët me bashkëmoshatarët e tyre. Studimet tregojnë se krahasimet janë të dëmshme,” tha Telhaj.

Psikologia paralajmëroi gjithashtu për efektet afatgjata të abuzimit: “Të gjitha problemet që kanë prindërit pasqyrohen te fëmijët. Një studim tregoi se kur një nënë ndodhet në depresion, kjo ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Predispozita për të kaluar problemet nga prindërit te fëmijët është e lartë, rreth 30-40%. Prindërit duhet të ndryshojnë modelin e tyre të sjelljes. Një nga modelet më të këqija është: “Ulu, mëso, mos bëj këtë, mos bëj atë.” Më mirë është të ftojmë fëmijët të flasin dhe t’i pyesim: “Cilat janë prioritetet e tua? Nëse nuk kryen detyrat, çfarë do të ndodhë nesër në shkollë?”. Fëmijët kanë tendenca dhe mënyra të ndryshme të të mësuarit. Një nga metodat më efektive është mbështetja dhe ndihma për t’i ndihmuar të qëndrojnë pas detyrave. Prindërit nuk duhet t’i krahasojnë fëmijët me bashkëmoshatarët e tyre. Të gjitha studimet tregojnë se krahasimet janë të dëmshme. Abuzimet seksuale në fëmijëri, sado të trajtohen, nuk mund të trajtohen plotësisht. Një nga format më ekstreme është abuzimi në fëmijëri të hershme dhe gjatë pubertetit. Dhuna psikologjike shpesh është më e rëndë se ajo fizike, po ashtu edhe neglizhimi.”, tha ajo.

Telhaj përfundoi duke theksuar se mbështetja, komunikimi dhe një qasje e kujdesshme prindërore janë çelësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb