Lidhja e dashurisë mes Rihannës dhe A$AP Rocky mund të ketë marrë fund. Së fundmi, një thashethem është përhapur në twitter, ku pretendohet se reperi e ka tradhëtuar këngëtaren me mikeshën e saj, Amina Muadhdi.
Ishte Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, që ndezi rrjetet sociale me këtë spekulim. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. pasi këngëtarja e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, ka shkruar në llogarinë e tij blogeri.
Për disa arsye, fansat e çiftit, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë, nuk e besojnë se ky lajm që po qarkullon është i vërtetë. Vetë dyshja nuk ka komentuar asgjë. Vetëm pak ditë më parë, Rihanna realizoi një set fotografik për Vogue, ku foli për herë të parë për shtatzëninë e saj.
https://twitter.com/LOUIS_via_ROMA/status/1514682647498346501?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1514682647498346501%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Fshowbiz%2Frrjeti-po-zien-aap-rocky-ka-tradhtuar-rihannen-me-mikeshen-e-saj%2F289112%2F
