Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka publikuar sot një foto të presidentit Milo Gjukanoviç, me një person i cili dyshohet se është një nga anëtarët e klanit kriminal të Skaljar.

“Më lejoni t’ju tregoj një imazh të Milo Gjukanoviçit me “skaljarët”. Unë do t’ju tregoj emrat dhe mbiemrat e tyre. Ky me Gjukanoviçin është Zoran Mrvaljeviç dhe një zotëri tjetër që nuk është gjallë. Është e rëndësishme që sot të paraqesim disa fakte. Kjo është një temë e nxehtë, njerëzit duan përgjigje. Është shumë e rëndësishme që t’i themi gjërat. Ndoshta jo të gjitha janë fakte të reja, por disa prej tyre janë. Kontrabandimi i cigareve nuk do të përfundojë sot, ju lutemi na jepni dhe na jepni mundësinë që sot ta hapim këtë temë në mënyrë jashtëzakonisht demokratike”, tha Abazoviç.

Capture
Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb