Një 48 vjeçar, oficer policie i cili krijoi marrëdhënie seksuale të fshehta me viktimën qe kishte rene pre e përdhunimit nga ai eshte dënuar  me tre vjet burg.

Simon Rose, 48 vjeç, ishte një oficer i respektuar që i kishte shërbyer Policisë së Madhe të Mançesterit për pesë vjet, kur ai ndërtoi marrëdhënie me nje te re.

Marrëdhënia e tyre zgjati për shtatë vjet deri në tetor 2019, kur emri i saj ra në qendër të vëmendjes për një urdhër kontrolli në shtëpinë e saj, tha prokurorja Vanessa Thomson në Gjykatën e Kurorës së Liverpool.

Gruaja u intervistua dhe nxori në dritë aferën.

Gjykatësi David Swannerton tha:

“Ju keni përfituar nga viktima e cenueshme duke krijuar një marrëdhënie seksuale me të. Ju keni shkelur jo vetëm besimin e kolegëve tuaj të afërt, njerëzve që ju kanë parë si mik, por besimin që publiku pret dhe ka të drejtë të ketë tek punonjësit e policisë. Sjellja e oficerëve të policisë si ju dëmton besimin në të gjithë shërbimin policor dhe kjo është në dëm të çdo oficeri policie dhe të shoqërisë në tërësi”

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb