Aktorja Hiba Abouk ka nisur procedurat për t’u ndarë nga mbrojtësi i PSG-së, Ashraf Hakimi.

Sipas “El Cierre Digital”, ky proces ka nisur javë më parë, pasi lidhja e tyre nuk ishte në momentin më të mire dhe të dy kishin vizione të ndryshme për jetën.

Rikujtojmë që futbollisti maroken po hetohet për përdhunim të dyshuar të një gruaje 24-vjeçare.

Ai ka mohuar totalisht akuzat dhe gjithashtu klubi francez ka dalë në mbrojtje të tij.

“Klubi mbështet lojtarin, i cili i ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe ka besim te drejtësia”, thuhej në një deklaratë të botuar nga “Le Parisien”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: