E ka bërë në të shkuarën, do e ribëjë edhe tani. Mesa duket britanikja e famshme, Adele do të largohet nga skena muzikore për pesë vitet e ardhshme.
Edhe pse ajo nisi muajin e shkuar turin botëror, me 105 koncerte në Europë dhe Amerikën e Veriut, Adele do tërhiqet për t’iu përkushtuar djalit.
Një burim tha se ajo ka ndërmend të mos këndojë për pesë vite, deri kur të vijë me albumin e ri.
“Ajo është akoma e re si nënë dhe nuk do që të humbasë etapat e rritjes së djalit, Angelo”, tha burimi.
(d.b/BalkanWeb)
