Këngëtarja britanike Adele rremben katër çmime Brit.
“Të kthehesh pas një kohe të gjatë dhe të pranohesh aq ngrohtësisht, do të thotë shumë”, ka thënë Adele, e cila ka fituar çmimin e artistes më të mirë solo, albumit më të mirë, këngës më të mirë dhe atë të suksesit global.
Çmimet Brit Awards i ndan industria muzikore e Britanisë dhe ato janë ekuivalente me çmimet Grammy në Shtetet e Bashkuara.
Adele ka publikuar albumin e ri “25”, nëntorin e kaluar, pas katër vjetësh pushim.
Artisti më i mirë britanik solo
Fitues James Bay
Artistja më e mirë britanike solo
Adele
Grupi më i mirë britanik
Coldplay Blur
Singëlli më i mirë britanik
Adele Hello
Albumi i vitit
Adele 25
Producenti më i mirë i vitit
Charlie Andrew
Videoklipi i vitit
One Direction Drag Me Down
Artisti ndërkombëtar më i mirë
Justin Bieber
Artistja femër më e mirë ndërkombëtare
Björk
Grupi ndërkombëtar
Tame Impala
Zgjedhja e kritikëve
Jack Garratt
Britanikja më e suksesshme botërore
ADELE
Ikona britanike
David Bowie
(d.b/BalkanWeb)
