Këngëtarja britanike Adele pas një periudhe të gjatë pauze do të rikthehet fuqishëm në muzikë. Mediat ndërkombëtare që tani parashikojnë që këngët e saj të reja të kryesojnë klasifikimet muzikore. Adele i ka munguar industrisë muzikore që prej vitit 2010, pasi vendosi t’i fokusohej rritjes së djalit të saj Angelo.

Thashethemet për rikthimin e saj kanë muaj që qarkullojnë, por së fundmi është raportuar se publikimi i albumit të saj do të jetë më 15 nëntor. Për këtë arsye, shumica e artistëve kanë vendosur të ndryshojnë datat e publikimit të albumit të tyre në mënyrë që të mos kenë përplasje me këngëtaren britanike. ”Adele po rikthehet dhe pritet që të jetë një rikthim historik”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The Sun”.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: