Që kur është singel dhe ka humbur 40 kilogramë Adele duket se pëlqehet shumë dhe jo vetëm nga meshkujt. Dobësimi i yllit të muzikës ka tërhequr shumë brande të njohura, network dhe ndërmarrje që janë të gatshme të hedhin miliona dollarë vetëm për ta pasur imazh të firmës të tyre. Sipas asaj që raporton ‘The Sun’, trupi i yllit anglez nuk është në shitje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Adele ka zgjedhur të mos marrë asnjë lekë për të ekspozuar format e saj, duke arritur deri në refuzimin e 52 milion dollarëve. Për të pasur formën fizike që ajo ka Adele ka përdorur dietën Sirt ( shumë e dashur edhe nga Pippa Middledon) që bazohet në konsumimin e disa ushqimeve, mes të cilave çokollatës dhe verës së kuqe, të cilat stimulojnë metabolizmin.

Ekspertët pranojnë që bëhet fjalë për një dietë hipokalorike, për tu ndjekur vetëm në një periudhë të limituar dhe që ka qenë me shumë rezultat për këngëtaren.

Gjatë kohëve të fundit kilet e humbura kanë rrezikuar të mbysin karrierën e këngëtares dhe kështu 32-vjeçarja ka zgjedhur të përqendrohet vetëm tek albumi i ri, që duket se do të dalë në fund të 2020 dhe që është shtyrë për shkak të pandemisë.
Nga skena e ‘Saturday Night Live’, këngëtarja nuk ka dhënë informacion për datën se kur do të nxjerrë albumin: ’Të gjithë kanë diskutuar përse unë nuk jam këtu për të bërë muzikë, por si një drejtuese televizive. Pavarësisht të gjithave po ju them se albumi im akoma nuk ka mbaruar’, është përgjigjur artistja.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb