Këngëtarja e njohur Adele që ka befasuar sëfundi fansat, por jo vetëm me hitin “Hello” ka njoftuar se do nisë një turne nëpër Evropë, për promovimin e albumit të saj të ri, “25”
Këngëtarja britanike njoftoi se ajo do të këndojë në Britani, duke nisur nga data 29 shkurt të vitit 2016 në Belfast, Irlandën e Veriut. Më pas Adele do jetë në Dublin, Manchester, Londër, Glasgow e Birmingham. Pastaj radha i vjen Stokholmit, Oslos, Kopenhagenit, Herningit, Berlinit, Hamburgut, për t% vazhduar në Colonia, Zyrih, Lisbonë, Barcelonë, Veronë, Amsterdam, Paris dhe Anversa.
Në një video të postuar në Facebook, 27-vjeçarja shprehet ” Mund ta konfirmoj që më në fund do të vij në turne dhe mezi pres t’ju shoh të gjithëve.”
Albumi i saj i titulluar “25” është shitur në një rekord prej 2.4 milion kopje në katër ditët e para në SHBA. Në Britani, janë shitur 737,000 kopje, që në javën e parë.
(ma.ar/BalkanWeb)
