Këngëtarja britanike është në kulimin e karrierës së saj pasi nxori në tregun muzikor këngën ‘Hello’. Aktualisht Adele ka thyer rekordin e Madonnës, duke siguruar më shumë trofe.

Këngëtarja Adele e cila ka 3 albume, ka kryesuar për plot 31 javë në top listat britanike, ndërsa Madonna me 12 albume muzikore mbante rekordin me 30 javë.

Albumi i fundit i Adele “25” është edhe më i shituri i dekadës në Amerikë, me 7.44 milionë kopje.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: