Këngëtarja Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme dhe më inovative të muzikës shqiptare, ka ndarë rrëfime të sinqerta nga jeta dhe karriera e saj gjatë një interviste në emisionin “21 Gradë” në RTV21.
E njohur për thyerjen e tabuve dhe krijimin e një rruge të veçantë në skenën muzikore, Adelina foli pa dorashka për sfidat, zhgënjimet dhe momentet vendimtare që e kanë formësuar si artiste.
Gjatë bisedës, ajo pranoi se ndjenja e vlerësimit ndryshon nga një vend në një tjetër:
“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën.”
Këngëtarja shprehu mirënjohje të thellë ndaj publikut dhe mediave shqiptare, të cilat sipas saj, kanë qenë një mbështetje vendimtare për ta ringritur dhe mbrojtur imazhin e saj artistik në periudha të vështira.
