ADN-ja hedh dritë mbi rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, një 67-vjeçar i identifikuar si Rrushan Selko me njohje familjare me familjen e vajzës. Ky rezultat ka forcuar ndjeshëm provat ndaj tij.

Sipas informacioneve, e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen. Ndërkohë, familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të rastit.

Autoritetet kanë theksuar se rasti po trajtohet me prioritet maksimal, si për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ashtu edhe për garantimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për të miturën. Ngjarja e rëndë u zbulua në Pogradec dhe u bë publike në media më 30 dhjetor. Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb