I ftuar në emisionin Open të News 24, pastori Akil Pano komentoi filmin “Adoleshenca”, i cili po shihet nga miliona njerëz në mbarë botën.
Ai theksoi se prindërit shpesh janë të larguar nga “bota” e fëmijëve të tyre, duke mos kuptuar plotësisht realitetin e vështirë që ata po përjetojnë. Pano tha se shumë herë prindërit e kuptojnë këtë realitet vetëm kur përballen drejtpërdrejt me problemet e adoleshentëve.
Ai shtoi se shumë prindër, të preokupuar me jetën dhe ekonominë, bëhen të huaj për fëmijët e tyre, duke i lënë ata të ecin në “udhën e tragjedisë”.
Akil Pano: Prindërit janë larg botës së fëmijës së tyre. Prindërit mësojnë realitetin e rëndë, vetëm kur përballen me botën e adoleshentit. Ne shohim jetën tonë, luftojmë për ekonomi dhe bëhemi shpesh të huaj për ta dhe i lëmë ndoshta pa dashje në udhën e tragjedisë.
(Balkanweb)
