GJERMANI – Ja si adoleshenti shpërqendron një të moshuar në supermarket për t;i vjedhur kuletën. Ai iu vu pas gruas, e cila e ka lënë çantën në karrocën që po bënte blerjet në supermarket. Djali rrëzon një pako me letra higjienike, që t;i heq vëmendjen gruas nga karroca.
Kur ajo kthehet për të marrë pakon dhe të vë në raft, ai i vjedh kuletën nga çanta saj dhe largohet. Mësohet se viktima e quajtur Heidemarie Besser, e ka kuptuar që i është vjedhur kuleta, vetëm kur ka shkuar të paguaj tek arka. RuhrNachrichte raporton se Policia e ka identifikuar djaloshin, që besohet të jetë 14-vjeçar dhe është vënë në kërkim të tij. (er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb