Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë në Ferizaj. Sipas njoftimit, më 25 shkurt, rreth orës 19:35, policia ka marrë informacion se një person dyshohet për mbajtjen e një arme zjarri në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

Pas marrjes së informacionit, patrulla policore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarin, një 16-vjeçar me inicialet R.I. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një revole, e cila ka rezultuar jofunksionale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejshme, ndërsa arma është sekuestruar. Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar te prokurori, i cili ka iniciuar procedurat ligjore për veprën penale “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa Policia e Ferizajt ka theksuar angazhimin e saj në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: