Policia britanike ka ngritur alarmin për një adoleshent shqiptar i cili është zhdukur në zonën e Wrexham.
Ekipi i policisë së Wrexham Rural ka bërë një apel për një 17-vjeçar shqiptar të zhdukur të quajtur Luan, ndërsa raportohet se ai u pa për herë të fundit të hënën, më 19 shtator rreth orës 20:00.
Një zëdhënës i Policisë Rurale në Wrexham tha: Ne jemi të shqetësuar për 17-vjeçarin nga Wrexham, i cili nuk është parë që nga ora 20:00 e së hënës, 19 shtator.
Ai përshkruhet se ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, me trup të mesëm dhe rreth 170 cm i gjatë. Po ashtu autoritetet shtuan se Luani flet me theks shqiptar.
Sakaq fati i adoleshentit shqiptar mbetet ende i paditur, ndërsa policia britanike po vazhdon hetimet në zonën e fundit ku ai është parë.
(BalkanWeb)
