PRISHTINE-Quhet Emin Gjinovci dhe është 55 vjeç. Jeton në Mitrovicë dhe mendon se është Adolf Hitleri.

Sipas të përditshmes serbe ‘Kurir’, Emini gjithnjë me vete e mban librin e Hitlerit “Main Kampf”.

Sipas atyre që e njohin, për të bërë fotografi me të duhet paguar nga 20 deri në 80 euro.

“Edhe Hitleri ka luftuar kundër serbëve, kështu që e kam idhull. Armiku i armikut tim është miku im. Po, armiq i kam serbët”, ka thënë ai.

Së fundmi qarkullon dhe një video ku shfaqet “Adoli Hitleri kosovar” me veshje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka luftuar me serbët.

https://www.youtube.com/watch?v=PrTG7abx5rg

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb