Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar me turin e takimeve, kësaj here në Milano ku ka gjetur një mikpritje emocionuese nga qindra bashkëatdhetarë.

Organizimi i këtij takimi është fokusuar në mbajtjen e fjalimeve të disa prej figurave pjesë të jetës publike në vend dhe të angazhuar tashmë si pjesë e shoqërisë civile.

Disa nga rrugëzgjidhjet nëpërmjet të cilave Shqipëria mundet të bëhet, sipas folësve në takimin e lëvizjes politike janë: vullneti, meritokracia dhe vendosja në krye e njerëzve të duhur.

Juristja dhe aktivisjta për të drejtat e njeriut Edlira Çepani e vendosi theksin gjatë fjalimit të saj, se sa krenare dhe e lumtur ndihej të shihte shqiptarët kudo në botë të cilët ja kanë dalë dhe sipas saj shqiptarët mundet t’ja dalin në një vend ku ka rregulla e të drejta.

Në të njëjtën linjë fjalimi ka vijuar edhe ish-humoristi Florjan Binaj i cili ka theksuar se bashkimi është i vetmi element që mundet t’i çojë përpara shqiptarët dhe të mbyllë plagën e largimit masiv këto 33-vitet fundit.

Ndërkaq vetë Lapaj u shpreh se është bukur të shohësh kaq shumë njerëz së bashku në të gjitha takimet e realizuara deri më tani të cilët sipas tij nuk u janë paguar furgonat apo nuk janë kërcënuar se do të hiqen nga puna.

Në fund ai u shpreh se Shqipëria mund të bëhet vetëm falë diasporës së jashtëzakonshme që ka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb