Analisti Fatos Lubonja ka ‘skanuar’ opozitën duke bërë një analizë të gjerë të situatës së PD , por edhe partive të reja.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lubonja u shpreh se kryeministri Edi Rama është rrezik për demokracinë, ndërsa sipas tij Berishës i është dhënë shansi dy herë dhe s’ka më çfarë të japë…
Gjithashtu Lubonja u shpreh kritik edhe ndaj partive të reja duke thënë se nuk kanë aftësinë të bashkohen.
“Teza ime kryesore është që këtu nuk është problemi doni Ramën apo Berishën, por problemi qëndron nëse doni autokracin apo demokraci. Do rotacion sidoqoftë me këdo qoftë apo autokraci. Pra duhet futur në lojë të gjithë aktorët e tjerë kur flasim për opozitë. Unë kam thënë që një ndryshim nuk bëhet më Berishën, por nuk bëhet edhe pa Berishën dhe duhet gjetur një zgjidhje. Të dy janë konsumuar si figura politike. Rama është rrezik për demokracinë, Berisha i kemi dhënë shanse dy herë…
Një shans për Lapajn ?
Fatos Lubonja: i kam parë në grupim këta, unë them se kam qenë pro idesë që duhet të dalin forca të reja. Kam mbështetur edhe Bojaxhiun dhe Ben Blushin po ashtu…Por mendoj se sistemi ka pësuar një mutacion. Këta mendojnë që kanë ndërtuar identitetin e tyre kundër këtyre dy figurave dhe se drejtësia do t’u hapë rrugën këtyre se Berisha do futet në burg apo edh ca thonë se edhe Rama. Pra kanë qasjen që duhet të ikë Berisha të na hapë ne rrugë dhe mbështesin SPAK me shpresën se do ta marrin. Por mendimi është ky që kur të ikë edhe Berisha duke u arrestua apo diçka tjetër Rama do bëhet akoma më i rrezikshëm. Sepse edhe këta janë të paaftë për t’u bashkuar…Dhe përçarja e këtyre është i ka bërë… Pra duhet një bashkim i madh, por edhe Adriatiku del thotë hajdeni te Skënderbeu i radhës, edhe Arlin Qori, edhe Berisha po ashtu pra duhet diçka tjetër”.
