NGA GERILINA KODHELI*

Gjithnjë e më shumë po shijon suksesin me projektet e tij muzikore, megjithatë Adrijan Gaxha komentohet shpesh edhe për jetën e tij private. Këngëtari është përfolur për lidhje me vajza të ndryshme të showbiz, ndërsa së fundi, një video ku shihet i përqafuar me prezantuesen e “MAD”, Fatma Met’hasani, ka ngjallur jo pak kureshtjen. E teksa të gjithë aludonin se Adrijani dhe Fatma ishin çifti më i ri në showbiz, këngëtari na zbulon në një intervistë për “Bluetooth” të vërtetën e raportit të tyre dhe arsyen pse lidhet gjithmonë me vajza VIP.

Adrijan, sapo ke publikuar këngën tënde më të re “Asnihere” të realizuar në bashkëpunim me Lindonin. Na trego diçka për këtë projekt. Je i kënaqur me mënyrën sesi është pritur?
Kënga është një produksion i imi, i studios sime, ku punojmë tre persona. Tekstin e saj e ka shkruar Lyrical Son dhe Lindoni. Mendoj se është pritur mirë dhe jam shumë i kënaqur nga komentet pozitive që ka marrë ky projekt.

Me dy projektet e fundit muzikore ke ardhur ndryshe. Është përpjekje për t’u përshtatur me tregun, apo ndjeje nevojën për ndryshim?
Jemi përpjekur të përshtatemi me kohën dhe në fund të fundit artisti këtë duhet të bëjë.

Aktualisht, çfarë je duke punuar?
Veçse jam vazhdimisht duke punuar materiale të reja muzikore për veten, punoj paralelisht me artistë të tjerë. Për momentin po punoj me disa kolegë dhe kam punuar disa këngë për ata, të cilat do të publikohen së shpejti.

Producent apo këngëtar, si e ndjen veten më shumë dhe më mirë?
Tek të dyja. Më pëlqejnë të dyja rolet dhe ndjehem shumë mirë edhe si këngëtar, edhe si producent. Qëllimi është të bëj muzikë dhe në të dyja rastet jam i kënaqur.

Ditët e fundit je vënë në fokus të medias dhe shtypit rozë për një lidhje me Fatmën, një prezantuese shqiptare. Jeni bashkë, apo thjesht frekuentoheni?
Në të vërtet unë nuk kam asgjë me Fatmën. Nuk jemi të lidhur, por shokë shumë të mirë. Ajo ishte thjesht një shaka, që më pas u transformua në shkrime, por nuk ka asgjë mes nesh. Fatmën e kam shumë mike dhe mendoj se është vajzë shumë e mirë dhe vajza më e talentuar që kam njohur ndonjëherë.

E sheh si mundësi krijimin e një lidhjeje në të ardhmen me të?
Jo, jo! Jemi shokë. Të ardhmes nuk i dihet, por mendoj që jo.

Cila është arsyeja, apo nuk i përmbush Fatma kriteret që kërkon t’i tek një femër?
Nuk është çështja tek kriteret, por besoj shumë tek shoqëria. Nuk e kam menduar ndonjëherë në këtë drejtim.

Adrijan, përflitesh shpesh për lidhje me vajza VIP. Duhet të jenë patjetër të famshme të dashurat e tua, apo ka qenë thjesht rastësi?
Është sigurisht rastësi. Nuk kërkoj domosdoshmërish të jetë e njohur. Megjithatë, vajzat me të cilat kam pasur lidhje, nuk kanë qenë të famshme kur jam njohur me to. Më vonë janë bërë të famshme.

Mendon se ka ndikuar marrëdhënia me ty që janë bërë të famshme?
Jo nuk besoj. Ashtu ka ndodhur.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: