Reperi i njohur Capital T ka mbajtur mbrëmjen e djeshme koncertin e tij “Time Capsule” në Prishtinë, ku të shumtë ata të cilët ndoqën eventin e madh të artistit

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave rozë ishte prezence e modeles Adrola Dushit, me të cilën përflitet se reperi prej kohësh është në një lidhje. Edhe pse ende dyshja nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me raportin e tyre, Adrola dhe Capital janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Hera e fundit që janë ‘kapur mat’ ka qene në Kosovë, në një nga clubet ku perfomonte reperi.

Ndërsa nuk ka munguar as në koncertin e djeshëm ku është shfaqur duke kërcyer gjatë performancës së Capital T.

@fjodorafjora Super koncert naten e mbremshme ne Prishtine @Capital T #fjodorafjora #truekapo ♬ original sound – Fjodora Fjora Official

Përpos prezencës së Adrolës, reperi zgjodhi koncertin e tij për të dhënë një mesazh për femrën më të rëndësishme në jetë, nënën e tij ku për një moment ndali performancën dhe tha: “Edhe sonte ia kemi dalë nënë”./panorama/

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb