Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e iniciativës Albanian Digital Solution Sh.A theksoi se sot është një ditë e shënuar në rrugën zhvillimit teknologjik.

Kreu i qeverisë tha se me ketë projekt do t’i kursehet shtetit një shumë e konsiderueshme. Sipas tij ADS-ja do të bëhet një superfuqi në treg.

“Është një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit të qeverisjes përmes teknologjisë, sepse sot ne bëjmë publike një kompani të re, një shoqëri të re e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është histori suksesi që ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë.
Krijojmë një kompani të re që do të zhvilloje sisteme pa pasur nevojë që shtetit t’i drejtohet privatit, por me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të krijimit dhe mirëmbajtjen e sistemeve, që të ketë kapacitetin të kthehet në hapësirë për talentet, që të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve digjitale. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit që të mos ngelen peng i privatëve për mirëmbajtjen e sistemeve të tyre.
Do t’i kursejmë shtetit dhe qeverisjes elektronike një shumë të barabartë me shumë n që sot shkon për mirëmbajtjen që do të kthehet në një kapacitet të ri investimesh nga ana e AKSHI përmes kompanisë së re”,
ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb