TIRANE- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” deklaroi sot se avioni i linjës Tiranë-Bruksel, që nisej nga Tirana, është detyruar të bëjë ulje në Paris, për shkak të ngjarjeve të rënda që përfshin Brukselin.
Sipas këtyre burimeve, avioni i ‘Adria Airëays’ me 42 pasagjerë ishte nisur sot në ora 06:47 të mëngjesit. Sakaq, avioni mësohet se është ulur në aeroportin ‘Charles de Gaulle’. Nga ana tjetër, autoritetet e aeroportit kanë bërë me dije se janë shtuar masat e kontrollit dhe të sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)
