Aeroporti Ndërkombëtar i Vilniusit ka pezulluar fluturimet dhe uljet për shkak të “objekteve të paidentifikuara” në hapësirën ajrore.
Sipas raportimeve, aeroporti u mbyll për rreth tre orë në orën 8:10 të mbrëmjes sipas kohës lokale për shkak të balonave me ajër të nxehtë që fluturonin drejt Vilniusit.
Ndërkohë, një fluturim i planifikuar nga Dyseldorfi për në kryeqytetin lituanez është devijuar për në Riga.
Kujtojmë se më 29 tetor, qeveria lituaneze vendosi të mbyllë kufirin me Bjellorusinë për një muaj. Arsyeja për këtë ishte një rritje e shkeljeve të hapësirës ajrore të vendit nga balonat që transportonin mallra kontrabandë nga Bjellorusia. Shkeljet rezultuan në mbylljen e aeroportit të Vilniusit katër herë dhe të aeroportit të Kaunasit një herë.
