Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se konflikti mes aksionerëve të kompanisë që kanë marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës vonoi hapjen e tij brenda këtij viti, sic ishte premtuar.

Por nga ana tjetër, Rama kërkoi nga kompania të realizojë afatet e kontratës, sipas së cilës, aeroporti i Vlorës duhet të përfundojë brenda pranverës 2026.

Edi Rama: për fat të keq ka patur një konflikt brenda kompanisë mes aksionerëve që do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës, por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë shumë të repsektohet fjala sipas së cilës aeriopieri do të hapej këtë vit, fjala nuk u respektua tani të respektohet kontrata që është pranvera e 2026.

Aeroporti I gjirokastrës është përgatitur procesi dhe shumë shpejt do të hapet gara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb