Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), njoftoi sot fluturimin e parë që lidh Tiranën me Maltën, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një nga kompanitë kryesore partnere të TIA-s.

Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të veçantë ku morën pjesë përfaqësues të Wizz Air, ekipi menaxhues i TIA-s dhe përfaqësues të medias. Sipas traditës, ekuipazhi i fluturimit të parë u prit me buqeta me lule, duke simbolizuar vlerësimin dhe bashkëpunimin e fortë me partnerët ajrorë.

Nga sot, fluturimet midis Tiranës dhe Maltës do të zhvillohen tre herë në javë – çdo të martë, të enjte dhe të shtunë. Kjo linjë e re u ofron pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi për turizëm, biznes apo shkëmbime kulturore.

Whatsapp Image 2025 10 02 At 12.56.07
Whatsapp Image 2025 10 02 At 12.56.07

Drejtori Operacional i aeroportit, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

“Fluturimi i sotëm drejt Maltës përfaqëson një arritje tjetër të rëndësishme në misionin tonë të vazhdueshëm për lidhjen e Shqipërisë me botën. Pavarësisht se sezoni veror ka përfunduar, aeroporti nuk ndalet dhe turistët vazhdojnë të vijnë në TIA. Kemi ende destinacione të reja që nisin në Tetor e më pas në Dhjetor. Kjo do të thotë më shumë mundësi për udhëtime, biznes, turizëm dhe akoma më shumë kontribut ekonomik në vend.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Wizz Air është një nga partnerët më të rëndësishëm të TIA-s, duke ofruar një gamë të gjerë destinacionesh dhe duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e shpejtë të numrit të pasagjerëve. Shtimi i Maltës i pasuron më tej mundësitë e lidhjeve për udhëtarët, duke reflektuar përpjekjet e përbashkëta të TIA-s dhe linjave ajrore për të përmirësuar vazhdimisht aksesin dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në tregun europian të aviacionit.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti më i madh në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkanin Perëndimor për sa i përket numrit të pasagjerëve dhe destinacioneve. Me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, TIA është e përkushtuar për t’u ofruar pasagjerëve një përvojë udhëtimi të sigurt, efikase dhe mikpritëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb